8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeSituata në veri/ Kurti falënderon kryetarin e Leposaviqit: Qendresë shembullore për Kosovën

Situata në veri/ Kurti falënderon kryetarin e Leposaviqit: Qendresë shembullore për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka folur edhe për punën e kryetarit të komunës Leposaviçit Lulzim Hetemi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Albin Kurti shkruan se Hetemi po merr vazhdimisht kërkesa të ndryshme për t’u larguar nga zyra.

Kurti thekson se Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetimi, ndërsa e ka falënderuar për qëndresën shembullore për Republikën e Kosovës.

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij.

Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments