“Situata është shumë e tensionuar në spital”- ndërrojnë jetë 56 të infektuar me COVID-19 në Zvicër…

359

Në Zvicër numri i personave të infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19 ka shkuar në 6,100 persona.

Mediat e huaja raportojnë se ky numër është rritur me 25% në krahasim me numrin e personave të testuar dje, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 56, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Spitalet që ndodhen në kufirin me Italinë, që ndodhen në Ticino po përballen me një presion të madh.

“Situata në Ticino është shumë e tensionuar,” tha Daniel Koch, zyrtar për komunikim në Zyrën Federale të Shëndetit.

Megjithatë, shërbimet shëndetësore kanë raportuar se ka ende disa shtretër të lirë në spitalin e Ticinos.