Sindikatat e Policisë dhe të Armatës sot përmes protestës para Qeverisë kërkuan harmonizim urgjent të pagave me atë minimale për punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Mbrojtje. Kërkuan edhe sistemim të pjesëtarëve të ushtrisë nëpër institucione pasi të mbushin 45 vjet siç është parashikuar me Ligjin për shërbim në ARM.Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Ata paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, pas dy jave para Qeverisë do të vendosin tenda.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë Goce Dellçev theksoi se me këtë protestë përcjellin se kjo gjendje më është e padurueshme në polici dhe presin përgjigje të shpejtë edhe nga kryeministri, nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i Punëve të Brendshme.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtarëve Profesional, Adnan Aliti theksoi se kjo protestë është paralajmërim për Qeverinë dhe ministrin e Punëve të Brendshme ta mbajnë premtimin nga viti 2019 për një pjesë të pjesëtarëve sipas ligjit të cilët i plotësojnë kushtet të transferohen në Policinë kufitare. Ai potencoi se nuk kërkojnë asgjë më shumë, por të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në shtetin tonë.