Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova mori vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për dekorime dhe mirënjohje.
Kryetar i Komisionit është emëruar Valentin Mirçeski, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Gëzime Starova, Samuel Sadikario, Andriana Janevska, Ana Durlovski, Reshat Ameti, Dejan Georgievski, Evgenija Teodosievska, Zharko Basheski, Olivera Nakovska Bikova dhe Vesna Petrushevska.
Komisioni për çmime dhe mirënjohje përbëhet nga individë të cilët gjatë karrierës së tyre profesionale kanë pasur arritje të rëndësishme dhe kanë fituar reputacion të lartë në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Janë ekspertë të njohur, të cilët me veprat dhe arritjet e tyre kanë spikatur në fusha të ndryshme të jetës shoqërore si shkencë, kulturë, art, arsim, shëndetësi, sport.
Në përputhje me kompetencat dhe ingjerencat e veta kushtetuese, Presidenti jep dekorime dhe mirënjohje në përputhje me ligjin. Për këtë qëllim formohet Komisioni i Dekorimeve dhe Mirënjohjeve.
Komisioni i Dekorimeve dhe Mirënjohjeve është trup i përhershëm pune i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që përbëhet nga presidenti dhe anëtarët të cilët i emëron Presidenti nga radhët e individëve dhe përfaqësuesve të shquar nga organet dhe organizatat shtetërore kompetente, shoqatat e qytetarëve, institucionet shkencore, profesionale dhe institucionet e tjera.
Komisioni punon në bazë të dispozitave të ligjit për Dekorime dhe Mirënjohje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Iniciativat për dhënien e dekorimeve dhe mirënjohjeve i dorëzohen Komisionit për Dekorime dhe Mirënjohje të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Komisioni, mandej, i shqyrton iniciativat e dorëzuara në mbledhje dhe në bazë të analizës profesionale jep mendimin për bazën e kërkesave të përmbajtura në këto iniciativa. Komisioni, në fund, Presidentes Gordana Siljanovska Davkova i dorëzon propozime për dhënien e dekoratës dhe mirënjohjes përkatëse.