-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSijarto: Ekstradimi i Gruevskit është çështje ligjore, jo politike

Sijarto: Ekstradimi i Gruevskit është çështje ligjore, jo politike

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, i cili sot po viziton vendin, tha se ekstradimi i ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski është çështje ligjore për të cilën është përgjegjës gjyqësori.

  • Kjo nuk është çështje politike, por juridike. Kjo është çështje e sistemit të drejtësisë dhe në Hungari politikanët nuk mund të bëjnë pyetje për këtë, tha Sijarto në konferencën e përbashkët për media në MPJ me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pse Hungaria nuk e ekstradon Gruevskin.

Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u arratis në Budapest në vitin 2018 ku iu dha azil politik. Ai është akuzuar në disa procese gjyqësore dhe i dënuar në rastin “Tanku” me dy vite burg për blerjen e një Mercedesi luksoz./MIA-kanal5

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments