12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajme“Si të përgatisni molotov për të sulmuar policët e Kosovës”, thirrja ndaj...

“Si të përgatisni molotov për të sulmuar policët e Kosovës”, thirrja ndaj serbëve në fletushkat skandaloze

Mbrëmë, në komunat veriore me shumicë serbe, janë shpërndarë fletushka ku i bëhet thirrje serbëve që të mos u binden efektivëve të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, ata udhëzohen të sulmojnë efektivët dhe veturat policore me mjete të forta dhe me koktej molotovi. Në këto fletushka, serbët udhëzohen se si mund të përgatisin koktej molotovi.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në veri të vendit, e cila tha se kanë nisur hetimet.

“Raportohet se persona të panjohur, nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme, kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e “Nxitjes së urrejtjes, mosdurimit dhe përçarjes’”, u tha në njoftimin e shkurtër të policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments