10.7 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaSportSi e mposht Reali Cityn? Bellingham tregon sekretin

Si e mposht Reali Cityn? Bellingham tregon sekretin

Jude Bellingham zbuloi salcën sekrete të Real Madridit për të mposhtur Manchester Cityn pasi “Los Blancos” kaluan në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive në “Etihad”.Pavarësisht se Manchester City dominoi me posedimin e topit dhe kontrollin e lojës në ndeshjen e dytë, Real Madridi tregoi elasticitetin e tij për t’iu përmbajtur ndaj sulmeve të skuadrës angleze dhë në fund bën një tjetër hap të madh në këtë kompeticion.Ndërsa fliste për çelësin e suksesit të Real Madridit, Bellingham tha për “TNT Sports” se të mposhtësh kampionin në fuqi është një arritje shumë e madhe.

“Është lehtësim. Ti ke dhënë aq shumë në lojë, unë kam luajtur më parë kundër Cityt kur je afër dhe mendon se do të marrësh diçka dhe më pas ata e rrëmbejnë atë. Unë isha i vdekur në këmbë në fund të lojës, kështu që është një shpërblim i madh. Është shumë e vështirë të mbash fokusin, ata të lëvizin dhe të vendosin në pozicione ku nuk dëshiron të jesh. Ju duhet ta shihni fanellën e Realit si një përgjegjësi, jo një presion. Duhet të jeni të gatshëm të jeni nën vëzhgim dhe në qendër të vëmendjes. Nëse jeni këtu do të thotë që mund ta përballoni atë, kështu që besoni në proces. Është e pabesueshme t’i eliminosh kampionët në fuqi. Sot ka të bëjë me mentalitetin, vrapimin e lojtarëve”, tha Bellingham.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments