22.4 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeSi do të radikalizohet LEN-i në Kuvend? Ibrahimi: Ka mundësi të bllokojmë...

Si do të radikalizohet LEN-i në Kuvend? Ibrahimi: Ka mundësi të bllokojmë edhe vendvotimet në zgjedhje

Lidhja Europiane për Ndryshim do të ndërmer të gjitha masat dhe veprimet të cilat u mundësohen konform ligjit dhe regullores, për të bllokuar punën në Kuvend. Sekretari Gjeneral i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, thotë se vet mospjesmarja e opozitës shqiptare në punën e Kuvendit, është një njollë e zezë për demokracinë në vend.

“Nëqoftëse ky vendim nuk i bën përshtypje fare këtij vendi atëherë ne flasim për një sistem të mbështetur në vlera të monizmit por jo në vlera të pluralizmit dhe demokracisë. Nëse këta nuk reflektojnë dhe nuk ndryshojnë nga qëndrimi për të shkelur kodin zjedhor, si parti të koalicionit – LEN, do të shqyrtojmë edhe mundësi të tjera të bllokimit të punës së plotë të Kuvendit, konform mundësive ligjore që lejon regullorja edhe detyra e deputetëve tanë në Parlamentin Republikan”, tha Zeqirija Ibrahimi – LEN.

Nëse përfundimisht opozitës nuk i jepet anëtari në KSHZ, opozita paralajmëron edhe bllokimin e vendvotimeve.

Nëqoftëse ky pushtet përfundimisht vendosë të shkojë në zgjedhje me përbërje të cunguar të KSHZ-së, kjo do të na imponojë që ne të zgjedhim metoda të tilla me të cilat do të synojmë fillimisht të mbrojmë votën e elektoratit tonë, që nuk përjashtohet duke i bllokuar vendvotimet. Kjo do të jetë një njollë e zezë për demokracinë e Maqedonisë së Veriut”, pohoi ”, tha Zeqirija Ibrahimi – LEN.

Lidhja Europiane për Ndryshim është në pritje të realizimit të premtimit të VMRO-DPMNE-së, të cilët paralajmëruan se edhe ata do t’i tërheqin anëtarët e tyre nga KSHZ nëse deri në fund vendi i lirë nuk i jepet opozitës shqiptare. Por nga VMRO-DPMNE nuk përgjigjen drejtpërdrejt nëse do ta mbajnë fjalën.

“Edhe një herë do të them. Shpresoj që Qeveria do të mbahet te ajo që do të thotë mbajtje të zgjedhjeve fer dhe demokratike. Të sigurojë kushte dhe përfaqësim të vërtetë të pushtetit dhe opozitës në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, deklaroi Naum Stoillkoski – Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket vendit vakant në KSHZ, ministri i drejtësisë Krenar Lloga së fundmi propozoi që numri i anëtarëve në KSHZ të shtohet në nëntë me qëllim që edhe opozita edhe Aleanca të marrin nga një përfaqësues më tepër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments