Kryetari i degës së ASh-së në Tetovë, Altrim Mamuti në një sqarim për simpatizuesit e ASh-së Tetovë ka sqaruar përplasjet e fundit në degën e Tetovës duke i çuar edhe selam udhëheqësisë së partisë.
Ai e ka nisur me një thenie të Albin Kurtit i cili në një emision tha për deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliut “ti mundesh me dhënë deklarata të tilla, por pastaj smundesh sepse t’shkarkoj”
Edhe Altrim Mamuti – Shumi e ka nis të njetën fjali “Njëherë mundeni me u tall po pastaj smundeni se shkarkoheni nga populli!”.
Ndryshe sot ka pasur një zënkë verbale mes Altrim Mamutit kryetar dege i ASh-së dhe grupit të përkrahur nga lideri Ziadin Sela për një komunikat të lëshuar në media.