4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeProtokolli për fushatë dhe votim është përgatitur, i gatshëm mendimi i KSHZ-së...

Protokolli për fushatë dhe votim është përgatitur, i gatshëm mendimi i KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Komisioni për sëmundje ngjitëse përpunoi Protokoll për tërë procesin zgjedhor të aktiviteteve parazgjedhore deri në ditën e votimit, ndërsa Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) pritej që gjatë ditës së djeshme t’i parashtrojë mendim presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski lidhur me procesin zgjedhor dhe kornizën kohore e cila nevojitet. Plotësisht, do të propozohet edhe vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit. Kjo është rezymeja më e shkurtë e djeshme nga përgatitja për organizim dhe zbatim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Data pritet të caktohet në takimi e dytë të liderëve për këtë temë, i paralajmëruar të mbahet në fillim të javës së ardhshme.

Anëtarët e KSHZ-së, sipas informatave, ndërtuan mendim të vetëm lidhur me vazhdimin e procesit zgjedhor. Ata u dakorduan të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdimin e procesit zgjedhor në kontekst të masave për koronavirusin duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe ligjet ekzistuese. Komisioni konsideron se Lista zgjedhore duhet të përpunohet në pajtim me teknologjinë për përpunim të saj, e cila është përshkruar në Ligj dhe me afate saktësisht të caktuara.

Protokolli për fushatë dhe votim është përgatitur, i gatshëm mendimi i KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Anëtarët e KSHZ-së, potencojnë se Qeveria duhet të sjellë akt juridik sipas të cilit do të veprojë Komisioni në të cilin do të përputhen edhe aktivitetet lidhur me Listën zgjedhore.

Liderët e partive politike në takim u dakorduan përmes shefit të shtetit të sigurohet mendim për vazhdim të procesit zgjedhor që do të ndihmonte për caktim të datës për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare. Në takim Qeveria ishte obliguar të marrë mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe nga misioni i OSBE/ODIHR-së se kur mund të udhëtonte në vend dhe të organizohen për vëzhgim të zgjedhjeve.

Komisioni me rekomandime të votohet me maskë, distancë, dezinfektim të shpeshtë të duarve dhe ajrosje të hapësirave

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp kumtoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse përpunoi Protokoll për tërë procesin zgjedhor nga aktivitetet parazgjedhore deri në ditën e votimit. Do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike, dezinfektimi i shpeshtë i duarve dhe ajrosja e hapësirave. Të gjitha subjektet politike duhet t’i respektojnë dispozitat e Protokollit, që do t’i parashtrohet presidentit të shtetit Pendarovski dhe kryeministrit Oliver Spasovski.

“Ky protokoll u mbështet unanimisht nga të gjithë anëtarët e Komisionit për sëmjundje ngjitëse dhe ai duhet të zbatohet tërësisht, pa përjashtime në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve. Të gjithë liderët e partive politike në takimin e liderëve u deklaruan se shëndeti i qytetarëve është në rend të parë dhe prandaj pres se të gjitha partitë, anëtarët e tyre dhe pjesëmarrësit në procesin zgjedhor do ta respektojnë këtë Protokoll. Protokolli del nga rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje të qytetarëve nga Kovid-19 të cilat në këtë moment janë në fuqi dhe do të mbeten në fuqi edhe në periudhën në vijim”, tha Filipçe.

Protokolli është bërë me kërkesë të presidentit të shtetit, si rezultat i konkludimeve nga takimi i fundit i liderëve. Në Protokoll nuk është cekur se kur do të mbahen zgjedhjet, ajo është diçka për të cilën do të dakordohen liderët në takimin tek presidenti.

Plotësisht, Protokolli parasheh masa dhe kufizime të cilat saktësisht e rregullojnë mënyrën e fushatës, aktivitetet partiake dhe tubimet. Përbëhet nga katër pjesë në të cilat janë prëfshirë aktivitetet parazgjedhore, zbatimi i fushatës, mbajtja e takimeve partiake dhe dita e zgjedhjeve.

Në ditën e zgjedhjeve, të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhorë dhe vëzhguesit duhet të mnajnë pajisje mbrojtëse, të ulen në hapësira me dritare të hapura apo shpesh ta ajrosin hapësirën. Në çdo vendvotim duhet të ketë mjete për dezinfektim, ndërsa votuesit të jenë në largësi prej dy metrave dhe para se të hyjnë në votim, t’i dezinfektojnë duart. Maskën duhet ta heqin shkurtë vetëm për shkak të identifikimit, ndërsa pas votimit sërish duhet të bëjnë dezinfektim të duarve. Në hapësirë nuk duhet asnjëherë të ketë numër më të madh të votuesve nga bokset për votim. Nëse ekziston mundësia, për çka duhet të konsultohet KSHZ-ja, rekomandohet rritja e kohës së votimit për dy orë në mënyrë që të evitohen tollovitë.

Protokolli për fushatë dhe votim është përgatitur, i gatshëm mendimi i KSHZ-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Në procesin parazgjedhor rekomandohet të gjitha aktivitetet të zhvillohen me respekti të distancës fizike prej një e gjysmë deri dy metra, mbajtje e detyrueshme e maskës mbrojtëse në gojë dhe hundë dhe larje e detyrueshme e shpeshtë e duarve.

Gjatë mbajtjes së tubimeve, rekomandimi është të respektohen të gjitha këto masa, të mbahet llogari për numrin e pjesëmarrësve dhe të shfrytëzohen pajisjet e zërit në mënyrë që të evitohet koncentrim më i madh i njerëzve në një vend. Fushata “derë më derë” të realizohet me pajisje mbrojtëse dhe distancë fizike dhe të mos hyhet në shtëpitë e qytetarëve, por vetëm deri tek dera apo në oborr.

Takimet partiake të mbahen në ambiente të[ hapura nëse ka mundësi për atë, ndërsa në hapësira të mbyllura të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje dhe të qëndrohet më së shumti dy orë pas çka duhet të bëhet ajrosja.

Lidhur me gjendjen me virusin, Filipçe konfirmoi se numri i të sëmurëve dukshëm [është pakësuar, epideMEDIAL është nën kontroll dhe se të gjithë faktorët dukshëm janë përmirësuar lidhur me fillimin.

LSDM paralajmëroi se nuk do të organizojë tubime, partitë e tjera ende nuk janë deklaruar se çfarë fushate do të kenë

LSDM-ja në pushtet konsideron se nuk duhet të ketë tubime gjatë fushatës dhe partia paralajmëroi se nuk do të organizojë tubime të atij lloji.

“Në pjesën e udhëheqjes së fushatës dhe prezantimit të kandidatëve dhe programit, fokusi më i madh do të vendoset në prezantimin medial, video ngjarjet onllajn dhe lloj tjetër i komunikimit digjital. LSDM konsideron se vetëm mund të shqyrtohet mundësia për organizim të takimeve të vogla nën kushte rreptësisht të konfirmuara, vetëm sipas protokolleve të sjella nga institucionet shëndetësore për mbrojtje të qytetarëve”, theksuan nga partia.

Data e zgjedhjeve është pika kryesore në ndarjet ndër-partiake, veçanërisht ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. LSDM insiston në zgjedhje jo më vonë se fundi i qershorit, ndërsa partitë e tjera ende nuk janë prononcuar për datën konkrete dhe do të presin mbledhjen e liderëve në fillim të javës tjetër.

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski dje në një konferencë për shtyp përsëriti se çdo veprim, çdo vendim dhe çdo politikë e LSDM-së është dhe do të jetë ekskluzivisht në funksion të qytetarëve, në interes të shtetit.

“Çdo vonesë e zgjedhjeve më larg në fundit të qershorit po e shtyn vendin në një krizë të madhe politike, ekonomike dhe shëndetësore. Për LSDM-në, kjo periudhë ka tre përparësi kryesore: mbrojtja e shëndetit, një transformim të ri, të shpejtë të ekonomisë dhe institucione funksionale që garantojnë demokraci të fortë. Të gjithë parametrat e deritanishëm tregojnë se epidemia është vendosur nën kontroll. Shëndeti publik i Maqedonisë është ballafaquar mirë me epideminë aktuale”, tha Nikollovski. Sipas tij, tashmë jemi duke e jetuar normalen e re.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat tashmë janë shpall dhe shtyrë, përsëriti ai, duhet të mbahen në datën e parë të mundshme, kurse fushata zgjedhore duhet të jetë në përputhje me protokollet e mbrojtjes dhe standardet epidemiologjike, veçanërisht në ditën e zgjedhjeve.

Ai akuzoi opozitën se ik nga zgjedhjet dhe ka frikë nga ballafaqimi me qytetarët.

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski vlerësoi se është përgjegjëse që të ketë zgjedhje në afatin e parë të mundshëm, në momentin kur autoritetet shëndetësore do ta rekomandojnë këtë. “Dhjetori është afati përfundimtar kur sipas afateve kushtetuese do të na duhet të mbajmë zgjedhje”, tha Mançevski.

Ai theksoi se është thelbësore të respektohet mendimi i autoriteteve shëndetësore, të cilët besojnë se në qershor, për shkak të kufizimeve të tanishme, nuk presin periudhë të qetësimit të epidemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye, sipas tij, është e nevojshme të organizohen zgjedhje në këtë periudhë.

Nga VMRO-DPMNE-ja potencojnë se LSDM-ja shpejton për zgjedhje në mes pandemisë për shkak zbutjes së humbjes.

“Thelbi i LSDM-së dhe Zoran Zaevit është se ata po nxitojnë për zgjedhje në mes të pandemisë në të cilën mund të numërojmë viktimat njerëzore në vend të votave nga qytetarët është vetëm për dy arsye: Republika e Maqedonisë është në prag të kolapsit ekonomik dhe ne do të kolabojmë si shtet dhe ekonomi sepse ka vrimë në Buxhet dhe ekonomia pëson humbje të mëdha vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë së LSDM-së për t’u ballafaquar me krizën ekonomike edhe LSDM-ja edhe Zoran Zaevi po mundohen të zbusin humbjen dhe rënin e karrierës së Zoran Zaevit, e cila është e pashmangshme me çdo kusht”, tha dje një zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski duke iu përgjigjur akuzave të Nikollovskit.

Sipas partisë opozitare, humbja e Zaevit dhe LSDM-së është e pashmangshme dhe ata nuk kujdesen aspak për shëndetin e qytetarëve dhe me çdo kusht janë të gatshëm të organizojnë zgjedhje, në momentet kur nuk ka absolutisht kushte.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se Komisioni për sëmundje infektive duhet të thotë nëse ekzistojnë kushte për mbajtjeje të fushatave zgjedhore dhe parazgjedhore, sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishmi, duke përmendur se ai beson në Komision, kapacitetin e Qeverisë teknike dhe institucioneve.

– Nëse ata vlerësojnë që shëndeti i qytetarëve nuk rrezikohet dhe nëse të gjithë kemi mundësinë për të zhvilluar fushatë zgjedhore dhe parazgjedhore pa rrezikuar shëndetin e qytetarëve, atëherë unë do të pres vlerësimin e tyre. E di që ata njerëz janë betuar dhe pa marrë parasysh sa afërt janë me ndonjë parti, ata kujdesen për shëndetin e qytetarëve”, tha Mickoski.

Deri pasditen e djeshme, partitë nga blloku shqiptar nuk janë prononcuar për rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive, dhe as nuk ka ndonjë informacion për datat e zgjedhjeve që preferojnë. Vetëm përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët tregojnë se nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit do të ishte koha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments