Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë mitingut kishte njoftuar se pas organizimit do ta mbledhë Këshilin e Sigurisë për të diskutuar rreth gjendjes në Veriun e Kosovës.
Por mbledhja është shtyrë për të shtunën në ora 09:00
Kështu kanë njoftuar mediat e Beogradit.
Të premten, në Serbi është mbajtur një tubim i thirrur nga pushteti serb – në përkrahje të Aleksandër Vuçiqit.
Në atë tubim mori pjesë edhe Mirolad Dodik, lideri i serbëve të Bosnje dhe Hercegovinës – i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.