6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShtrenjtohet edhe shërbimi taksi! Çmimi pothuajse është dyfishuar

Shtrenjtohet edhe shërbimi taksi! Çmimi pothuajse është dyfishuar

Shtrenjtimi i naftës automatikisht ka shtrenjtuar edhe shërbimin taksi.
Çmimet janë dyfishuar dhe kjo ka bërë që qytetarët më pak të shfrytëzojnë këtë shërbim.

Disa prej taksistëve me të cilët biseduam thonë se kanë qenë të detyruar t’i rrisin çmimet.

Në maksimum, ajo është lënda e parë që ne duhet të lëvizim, a ku janë lëndët tjera , vaji riparimet pjesët, ne kemi ngarkesë shumë të madhe edhe pastaj çmimi për klientët vjen shumë i lartë. Kush do vijë të hipë, për tërë ditën shumë pak klientë udhëtojnë. Ne i kemi rritë, por nuk janë të bollshme, në kolona harxhojmë akoma më shumë lëndë djegëse, nisu, ndalu”.

“Tek ne taksistët ka ndikuar shumë, edhe për këtë jemi detyruar që t’i hipim çmimet, por klientë nuk ka. Nga këtu deri në qendër kemi marrë 50 denarë. Tash jemi të detyruar që t’i marrim 100 denarë, edhe klientët nuk kanë faj por edhe në nuk kemi çka të bëjmë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments