Të gjithë produktet ushqimore janë shtrenjëtur për më shumë se 10 denarë ankohen qytetarët e anketuar që i takuam sot para marketeve. Një qytetarë tregon se në një market çmimi i bukës arrin deri 40 denarë.
“Çmimet janë rritur 10 denarë çdo artikull. Është shtrenjtë por çfarë të bëjmë duhet të hamë bukë.
Si ja dilni ju?
Rëndë ja dalim se s’kemi rrogë, asgjë. Me tokë merremi, nuk bëjmë parë hiç. Me vështërsi ia dalim.
Po e shoh se bukë keni blerë, a është shtrenjtuar buka?
23 denarë ka qenë tash është 27 denarë. Dje ka qenë 23 denarë. Sot e kanë bërë 27 denarë. Në disa markete tjera 40 denarë është buka. Çfarë të bësh duhet të hash. Pa ngrënë nuk bënë”.
“Gjithçka është rritur?
Sa e keni vështirë ju t’ia dilni?
Shumë. Me një rrogë nuk ka. Me 18 mijë denarë nuk mundet asnjë qytetar të mbijetojë”.
Edhe sot janë vërejtur rafte të zbrazura te disa produkte ushqimore. Disa qytetarë shkak e shohin luftën në Ukrainë ndërsa të tjerët shtrenjtimin e madh të prdokuteve.
“Janë rritur çmimet edhe atë shumë.
Çfarë keni blerë ju?
Vaj.
A kishte mjaftueshëm?
Isha në “Kam” s’kishte, e shoh në Tinex gjithçka është shtrenjtuar deri 105 denarë, dhe erdha deri këtu se nuk është shtrenjtuar. Janë rritur çmimet brenda natës.
Si i’a dilni?
Shumë rëndë.
“Për çdo ditë janë më shtrenjtë.
Si ia dilni ju?
Me vështirësi.
A keni mundësi t’i bleni të gjitha gjësendet?
Kur kemi blejmë kur s’kemi nuk blejmë.
Shumë rafte po shohim të zbrazura?
Blejnë njerëzit po përgatiten.
Për çka?
Dikush frikohet prej luftës dikush për nevoja shtëpiake”, shprehen qytetarët e anektuar nga KlanMacedonia.
Ndryshe prej sot ndërpritet vendimi për ngrirje të çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore ndërsa hyn në fuqi vendimi për caktimin e marzheve më të larta tregtare të çmimeve shitëse të prodhimeve themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Vendimi i ri, në të cilin në listën e prodhimeve themelore ushqimore janë shtuar edhe pemët dhe perimet, gruri, vaji i parafinuar i lulediellit dhe kripa, do të vlejë deri më 31 maj të këtij viti. Me vendimin përcaktohet që marzha më e lartë tregtare të jetë deri 5 për qind të çmimit shitës të llogaritur në tregtinë me shumicë, gjegjësisht deri 10 për qind të çmimit shitës në tregtinë me pakicë. Edhe Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dalë në terren me kontrolle të përforcuara te tregtarët dhe u bëri thirrje qytetarëve të cilët do të vërejnë rritjen e çmimeve të prodhimeve ushqimore bazë të raportojnë.