8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeMicevski-VMRO-DPMNE: Qeveria nxitohet dhe dëshiron ta mbushë Gjykatën Kushtetuese me kuadro partiake

Micevski-VMRO-DPMNE: Qeveria nxitohet dhe dëshiron ta mbushë Gjykatën Kushtetuese me kuadro partiake

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se qeveria nxitohet për shkak se dëshiron të mbushë Gjykatën Kushtetuese me kuadro partiake.

“Kjo mund të ishte test për kapacitetet demokratike të qeverisë, por duket se shkojnë me polarizime, kombinatorika partiake dhe kjo është absurde”, tha sot në foltoren e kuvendit, deputeti Nikolla Miceski pas propozimit për seancë me propozim të qeverisë për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.

Ai theksoi se kjo që po bën qeveria nuk është parë ndonjëherë dhe se me forcë polarizohet puna në kuvend.

Sipas tij, komisioni është funksional, por qeveria nxitohet me shkarkimin e Zendelit për shkak se dëshiron sa më shpejt të vendosë gjykatës partiak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments