10.6 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeShtrenjtimi i kryeqytetit, të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Mal...

Shtrenjtimi i kryeqytetit, të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

Shtrenjtimi i kryeqytetit, të pasurit “braktisin” Tiranën, blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

Shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve në Tiranë ka rritur kërkesën e të pasurve për prona jashtë Shqipërisë. Agjencitë e pasurive të patundshme pohojnë se po bëhen më shumë blerje apartamentesh në Dubai, Malin e Zi dhe Greqi, për shkak të diferencës së ngushtë të çmimeve dhe kohës më të ulët të kthimit të investimit nga qiraja. Interes për shtëpi banimi ka edhe në SHBA, ndërsa Zvicra ka më tepër shpenzime nga shqiptarët për prona komerciale. Ndërtuesit parashikojnë që çmimet e banesave të reja në Tiranë të mos shënojnë rënie.

Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë kanë shpejtuar shpenzimet e shqiptarëve për blerje pronash jashtë vitet e fundit. Diferenca e ngushtë e çmimeve, veçanërisht me rajonin, ka rritur kërkesën për të blerë prona me qëllim investimi, nëpërmjet dhënies së qirave në Tivar në Malin e Zi apo Selanik në Greqi.

Blerësit e pronave jashtë shtetit janë sipërmarrës dhe individë me të ardhura të larta. Të pasur të tjerë kanë investuar në disa zona të shtrenjta të Europës, me qëllim banimi, ndërsa parapëlqehet edhe Zvicra për prona komerciale, për shkak të moskufizimit të ligjit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments