19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeShtetësia, ASH-AAA po përgatit tekstin e ligjit

Shtetësia, ASH-AAA po përgatit tekstin e ligjit

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po punojnë në përgatitjen e draftit të propozim-Ligjit për shtetësi. Teksti duhet të dorëzohet gjatë kësaj jave në Qeveri, me çka do t’i hapet rrugë e miratimit në procedurë parlamentare. Nuk jepen hollësi, por teksti do të përgatitet mbi bazën e marrëveshjes verbale mes liderëve Zoran Zaev, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi nga takimi i fundit.Teksti i ri, sipas burimeve tona do të bazohet në tri shtylla: lehtësimi i procedurave për të konfirmuar evidencën në institucione përmes një dokumenti, reduktimi i perimetrit të sigurisë nga organet kompetente dhe trashëgimi i shtetësisë tek pasardhësit e personave që aktualisht gëzojnë statusin apatrit.

Opozita shqiptare do të këmbëngul edhe në një dispozitë për personat jo shtetas, apo qytetarët të cilët kanë lindur në Maqedoni të Veriut ose ish Jugosllavi, por që aktualisht posedojnë shtetësi të një vendi tjetër. Në këtë dispozitë e cila sipas burimeve nga grupi parlamentar i opozitës do të kërkohet me doemos të jetë pjesë e ligjit do të përfshihen shtetas të cilët aktualisht kanë për shtet amë Turqinë, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë dhe vende tjera në Evropë dhe më gjerë.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se pas dorëzimit të draftit në Qeveri dhe pas pajtimit me të nga Qeveria, liderët do të mbajnë një takim të ri për të zyrtarizuar marrëveshjen mbi shtetësinë. Në dy takimet e fundit, liderët janë pajtuar që propozim-ligji për shtetësi të bazohet në praktika retrospektive juridike, përkatësisht të thirret në ligjin e vitit 2004-2005 ku përmes 10-15 kritereve dhe me plotësimin e njërit prej tyre, personat apatrit të pajisen me shtetësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments