10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaShtëpia e Bardhë thirrje për uljen e tensioneve në veri

Shtëpia e Bardhë thirrje për uljen e tensioneve në veri

Zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë Finer gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.

“Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar në kushte për zgjedhje të reja. Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të ri angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Derisa siç njoftoi Shtëpia e Bardhë Finer ka biseduar edhe me Vuçiq, të cilit po ashtu i ka kërkuar uljen e tensioneve si dhe heqjen e forcave të armatosura në kufi me Kosovën.

“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës. “, thuhet në njoftim./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments