20.5 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaShtëpia e Bardhë / Nuk është koha që Biden dhe Putin të...

Shtëpia e Bardhë / Nuk është koha që Biden dhe Putin të takohen.

Për momentin nuk ka plane për një takim mes presidentit amerikan Joseph Biden dhe atij rus Vladimir Putin, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Sipas saj, “tani nuk është koha për këtë”.

  • Ne nuk planifikojmë takim apo bisedë telefonike të tyre. Presidenti Biden ishte shumë i qartë për këtë. “Ne kemi biseda të brendshme dhe po analizojmë një sërë faktorësh”, tha Psaki për CNN.

I pyetur nëse do të kishte rrethana në të cilat Biden do të mund të ulej në të njëjtën tryezë me Putinin nëse trupat ruse do të mbeteshin në Ukrainë, Psaki tha se nuk mund ta vlerësonte këtë.

“Ne kurrë nuk do ta tërheqim diplomacinë nga tavolina, por tani nuk është koha për këtë”, tha Psaki.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments