-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaShtëpia e Bardhë dhe Senati merren vesh për pakon ndihmëse prej 2...

Shtëpia e Bardhë dhe Senati merren vesh për pakon ndihmëse prej 2 trilion dollarëve

Shtëpia e Bardhë dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e kanë arritur një marrëveshje historike në orët e para të së mërkurës për pakon financiare prej dy trilion dollarëve, që do të shfrytëzohet si ndihmë kundër efekteve negative të koronavirusit. Marrëveshja u arrit pas bisedimeve dyjavore.

“Zonja dhe zotërinj, e mbaruam. E kemi një marrëveshje”, tha drejtori për çështje legjislative i Shtëpisë së Bardhë, Eric Ueland, i cili po dilte nga zyra e shefit të grupit republikan të senatorëve, Mitch McConnell.

Në anën tjetër, kryetari i grupit të senatorëve të pakicës, Chuck Schumer, tha se kjo pako do t’i ndihmojë kompanitë që ta tejkalojnë kohën e pandemisë dhe do të shërbejë si ndihmë edhe për familjet amerikane.

Sipas gazetës “The Los Angeles Times”, në pako përfshihen pagesa të drejtpërdrejta për amerikanët dhe gjysmë trilioni fonde për korporatat e vendit. Sidoqoftë, hollësitë e tërësishme ende nuk janë publikuar.

Vetëm të martën, koronavirui i shkaktoi 163 viktima në Shtetet e Bashkuara, duke e çuar në mbi 700 numrin e përgjithshëm të të vdekurve. Mbi 50 mijë amerikanë tashmë janë infektuar me virusin e ri, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të jenë epiqendra e re e përhapjes së virusit pasi një vlerësim të tillë e kishte bërë më herët edhe për Evropën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments