2.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeShtëpia e Alfabetit është në Manastir.Ndërsa Akademia solemne do të mbahet në...

Shtëpia e Alfabetit është në Manastir.Ndërsa Akademia solemne do të mbahet në Shkup .MBARE ?!

Lajmi interaktiv

Sot kur duhej të trandej Manastiri të frymonte me ndonjë shkëndijë në gjuhën shqipe të paktën një ditë në vit ,nga politikëbërsit joadekuat me 6.2 % për momentin të votave që as për biznes nuk llogaritet përqindje serioze e ku më në politikë ,por ja që damari i gishtit tregues është i lidhur krejt diku tjetër .BDI si parti kurë më poshtë nuk ka ra nën rejting nën komandën e Artan Grubit ,kuptohet arsyetimet se në Manastir larg SOT, se mbase ndonjë ditë më përpara u organizua një Koncert nuk qëndrojnë.Pra në vitin e largët 1908 me ato mjete udhëtimi në kryeqytetin e Vilajetit të Manastirit ,Manastiri ka qenë edhe më larg .Por në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit.Ndërsa sot kur duhej të paktën shpirtërisht ajri i Manastirit të ngrohej nga frymëmarja e shqiptarëve ,Artan Grubi organizatori ka aluduar që të mos i hidhërohen Braqata od Krushevska Republika dhe kryeministri Kovaçevski .Me vite gjen variantën më të keqe Akademia solemne të mbahet në Shkup,që të reklamohet vetë ,dhe Ali Ahmetin asgjë më tepër dhe lë të nënkuptohet matematika argëtuese më pak harxhime nga e planifikuara .LEZETI I FESTIMIT ËSHTË FESTIMI TË ORGANIZOHET ATJE KU E KA VENDIN NË VENDLINDJEN E VETË,( çfarë do shihnin atje ,rrymën e këputur,ende një biznes privat rri aty dhe është shëndruar në makth 20 vjet ,po si nuk doli ndonjë nga tenderxhinjtë e Artan Grubit ose shteti Shqiptar me Edi Ramën,dhe Qeveria e Kosovës të paguanin biznesin dhe të delte nga aty ,nuk qëndron arsyetimi i disa ish ministrave të dy qeverive se në RMV në pushtet 20 vite është BDI ,çdo kush për vete dhe pjesën e asaj që e ndjen si borxh kombëtar …hallall u qoftë Bullgarëve erdhën nga Bullgaria hapën Klub në Manastir ,ndërsa shqiptarët me dy shtete një pjesë të shtëpisë të IDENTITETIT nuk mund ta blejnë . Pra shumëçka është e turbullt në Shtëpinë e Alfabetit dhe trikaxhiu Artan Grubi nga 2017 si ZVKPRMV është dashur ta zgjidhë…JO AKADEMI SOLEMNE në SHKUP (me zort Artan Grubi mundohet të gjitha manifestimet edhe të UÇK ti hudh në Shkup ,ai mund ta organizoje dhe ta mbaje por vetëm bukuria dhe lezeti i Manifestimit nuk bëhet me zort ) do durojmë edhe një vit e gjysëm këtë kapje të pushtetit nga BDI dhe ARTAN GRUBI .Të gjithë ata që duhet të shkojnë ,le të shkojnë për tu parë,por jo për tu ndjerë krenar,shtrojani vetes një pyetje në heshtje pse je ATY dhe çka kontribuove për Çështjen shqiptare në RMV dhe nga 100 euro të jepnit vit për viti sadakanë asaj që e fitoni nga rrogat honoraret dhe përqindjet e tenderave ju të BDI-së deri tash do e kishit zgjidhur punën e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir .

P.S në Ballinë në foto Faik Konica e ka shprehur mendimin e vet që në vitin 1900

www.telegrami.mk

Mesut Shabani Tetovë

======================

Lajmi aktiv që qarkullon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments