3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShtatë orë ishte kryeministre e Suedisë – Andersson kërkon një mandat të...

Shtatë orë ishte kryeministre e Suedisë – Andersson kërkon një mandat të dytë

Ligjvënësit suedezë do të vendosin javën e ardhshme nëse udhëheqësja socialdemokrate Magdalena, Andersson, e cila dha dorëheqje pas disa orësh si kryeministre, mund të formojë një qeveri të pakicës.Përmbajtja rifillon pas shpalljes

Andersson u zgjodh kryeministre dje gjersa dha dorëheqje shtatë orë më vonë për shkak se parlamenti nuk miratoi propozimin e buxhetit të paraqitur nga qeveria e saj.

Në vend të qeverisë, parlamenti miratoi propozim-buxhetin e partive opozitare, ndër të cilat demokratët suedezë janë të lidhur me lëvizjen neonaziste.

Menjëherë më pas, Partia e Gjelbër, një partner më i vogël i socialdemokratëve, u largua nga koalicioni qeverisës, raporton politico.

Andersson më pas informoi kryetarin e parlamentit, Andreas Norlen se dëshironte të drejtonte një qeveri të pakicës në të cilën do të ishte vetëm partia e saj.

Norlen, i cili sot duhet t’i japë zyrtarisht mandatin Anderssonit, tha se parlamenti do të votojë zgjedhjen e qeverisë së re të hënën.

Sipas Kushtetutës suedeze, Kryeministri mund të emërohet dhe të qëndrojë në detyrë për sa kohë që shumica nuk është kundër tij. Shumica në parlament me 349 mandate përbëhet nga 175 deputetë.

Socialdemokratët tani kanë 100 deputetë dhe me aleatët, duke përfshirë të Gjelbrit, kanë 174. Një deputet i pavarur ka të ngjarë të mbështesë Anderssonin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments