6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShtabi i Krizave në Tetovë kërkon ora policore ditëve të punës të...

Shtabi i Krizave në Tetovë kërkon ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 dhe vikendeve 24 orë ?

Shtabi i Krizave në Tetovë ka dërguar kërkesë deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisës së Veriut ku kërkohet vendosja e masave shtesë në territorin e kësaj komune, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Respektivisht, Shtabi i Krizave në Komunën e Tetovës kërkon shtrëngimin e masave për lëvizjen e qytetarëve, më konkretisht kërkohet që ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme kurse gjatë fundjavës të merret vendim për ndalimin e plotë të livizjes sipas shembullit të Komunës së Kumanovës.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së sotme tha se gjatë ditës së nesërme Qeveria do të diskutojë për masa më të rrepta për të gjithë territorin e vendit./Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments