10.1 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeShqipëria edhe zyrtarisht mbyll TikTok-un

Shqipëria edhe zyrtarisht mbyll TikTok-un

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë për një vit rrjetin social TikTok. Zyrtarizimi i vendimit u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.

Sipas ministres, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok në Shqipëri.

Faza e ndërprerjes së aksesit në këtë platformë do të zgjasë 12 muaj.Ministrja tha se ky vendim ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

Ndërprerja e aksesit në TikTok, theksoi Manastirliu, do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, brenda një periudhe të shkurtër kohore, e cila do të zgjasë disa ditë ose maksimumi një javë.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe rastet e dhunës fizike. Grupi i punës ka përfshirë të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë parasysh faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale. Si rezultat, kemi rekomanduar mbylljen ose kufizimin e aksesit në TikTok për një periudhë 12-mujore që do të na mundësojë marrjen e masave të tjera. Po ashtu, kemi nisur një komunikim me TikTok për të marrë masa të mëtejshme, duke vendosur filtra që ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme,” tha Manastirliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments