7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeShqipëri / Rihapen kinematë

Shqipëri / Rihapen kinematë

Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në Shqipëri autoritetet në Shqipëri kanë vendosur të hapin kinematë. Urdhri është lëshuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare.
Hapja do të bëhet mbi bazë të protokolleve të miratuara nga Instituti Shëndetit Publik për masat anti-covid.


Administratorët e kinemave thonë se mezi e kanë pritur këtë vendim. Ata thonë se për biznesin e tyre vendimi është frymëmarrje pas gjithë këtyre muajve penalizim.
Kinematë që rihapen do t’i nënshtrohen një sërë rregullash specifike. Ato përfshijnë kufizimin e kapaciteteve dhe numrin e filmave që do të shfaqen në një vend të mbyllur.
Ndërkaq vendimi i fundit nuk jep zgjidhje për teatrot që ende vijohen “të mbahen peng”. Edhe pse kryetarja e Komitetit Teknik të Eksperteve, Mira Rakacolli, kishte premtuar se në mbledhjen e radhës do të shqyrtonte kërkesat e komunitetit të artistëve të Teatrit dhe atyre të muzikës ‘live’, vendimi nr. 4540, i 9 tetorit, nuk u ka hapur “dritën jeshile”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments