7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeShpërthimi i bombolës/Dy gra vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Shpërthimi i bombolës/Dy gra vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

Dy gra po luftojnë për jetë në Klinikë pasi dje shpërtheu një bombole gazi në fshatin e Kumanovës, Rramanli, deklaroi drejtori i Qendrës Urgjente, Ilir Hasani në takim me gazetarët.

“Kanë më shumë se 80% të djegura dhe situata është shumë e rëndë. Janë të kyçur në aparate dhe gjendja e tyre është e pasigurt. Derisa pacienti i tretë ka djegie rreth 40%”, tha Hasani.

Deri më tani, kanë ndërruar jetë 4 persona, gjegjësisht 3 fëmijë dhe një 60-vjeçar. Hasani kumtoi se gratë janë në moshë 35-vjeçare dhe 50-vjeçare.

Këshilli i Komunës së Kumanovës për sot ka caktuar seancë të jashtëzakonshme në lidhje me fatkeqësinë në Rramanli.

Jozyrtarisht, aksidenti ka ndodhur derisa dy vajzat kanë ardhur mysafir te prindërit.

Nga Njësiti Antizjarr thanë se thirrjen e kanë marrë në ora 10:10, dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes me një automjet dhe katër zjarrfikës.

“Arsyeja e zjarrit është eksplozivi nga bombola e gazit. Familjarët dhe fqinjët i kanë nxjerrë nga shtëpia të lënduarit, pas së cilës ne pas 1 ore e kemi fikur zjarrin”, thonë Zjarrfikësit.

Nga MPB kumtuan se rreth orës 10 në Kumanovë – fshati Rramanli, në shtëpinë në pronësi të Sh.A., nga shpërthimi i bombolës së gazit është shkaktuar zjarr në të cilën tre persona kanë humbur jetën, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Më vonë, nga lëndimet e marra ndërroi jetë personi i katërt.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizë prokurori publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments