15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaSportShpërthen festa shqiptare, Shqipëria siguron biletën për në Kampionatin Evropian!

Shpërthen festa shqiptare, Shqipëria siguron biletën për në Kampionatin Evropian!

Shqipëria ka siguruar biletën për në Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Është hera e dytë që Shqipëria do të jetë në ngjarjen më të madhe të Kontinentit të Vjetër pas vitit 2016. 

Shqipëria me lojë pothuajse të stilit brazilian të ndërtuar nga trajneri brazilian Silvinho shkëlqeu sonte në stadiumin ‘Zimbru’ të Chisinau.

Moldavia – Shqipëria 1:1

Shënues: Baboglo  (87′) – Cikalleshi (25′).
Kartona të verdhë: Rata, Caimacov  – Mitaj, Daku.
MOLDAVIA: Railean, Revenko (Cojocaru 46′), Kraçiun, Baboglo. Posmaç, Reabçiuk, Motpan (Damascan 69′), Rata, Kaimakov (Cojocari 76′), Postolaki, Nikolaesku (Stina 76).
Trajner: Sergei Kleshçenko
SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami (Gjasula 80′), Asani (Muja 90+2′), Seferi, Cikalleshi (Daku 62′).
Trajner: Silvinjo.

Kuqezinjtë barazuan me rezultat 1:1 ndaj Moldavisë, në ndeshjen e xhiros së nëntë (parafundit) të grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Një barazim që i mjaftoi për të siguruar kualifikimin.  

Në minutën e 24-të, penallti për Shqipërinë! Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë pas një faulli ndaj Seferit në krahun e majtë të sulmit.

Sokol Cikalleshi ka shënuar nga penalltia në minutën e 25-të, 0:1.

Në minutën e 73-të, rast i artë për gol, Seferi lirohet brenda zonës kundërshtare, godet portën, por ndalet nga devijimi i portierit dhe traversa aleat i vendasve.

Në minutën e 87-të. Baboglo ka barazuar rezultatin 1:1.

Shqipëria, Kosova, diaspora e kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarë, janë në festë të madhe. 

Këta djem të artë po e bëjnë krenar një komb me këtë kualifikim.

Shqipëria është lider me 16 pikë, pasojnë çekia 11, Moldavia 10, Polonia 10 dhe Ishujt Faroe 1 pikë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments