4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaEkonomiShpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në muajin mars ishin 36.768...

Shpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në muajin mars ishin 36.768 denarë

Shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në muajin mars arrijnë në 36.768 denarë, njoftoi sot Federata e Sindikatave të Maqedonisë, e cila çdo muaj llogarit shportën minimale sindikale.

  • Nga fillimi i vitit është rritur për 1.000,00 denarë, dhe në krahasim me vitin paraprak në

në muajin mars është rritur për 3.000,00 denarë. Rritja më e madhe është në ushqim dhe pije dhe në transport, që do të thotë se rritja e saj vazhdon, thonë nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë.

Për ushqim dhe pije në muajin mars nevojiteshin minimumi 15.780 denarë, ndërsa për shpenzimet e përgjithshme 11.597 denarë. Pjesa tjetër e parave nga shporta minimale e sindikatës është për transport, veshje dhe shërbime shëndetësore.

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar sot të dhënat më të fundit për koston e jetesës dhe çmimet e shitjes me pakicë. Sipas statistikave, në muajin mars inflacioni ishte 8.8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa çmimet e shitjeve me pakicë 9.6 për qind. Krahasuar me muajin shkurt, ka një rritje me 1.6 për qind të kostos së jetesës dhe 1.5 për qind të çmimeve të shitjes me pakicë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments