Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një paraqitje para mediave, pas takimit që pati me kreun e qeverisë në detyrë, Albin Kurtin është pyetur se pse deri më tani nuk ka pasur një takim në mes të dy ish ‘partiakëve.
Ahmeti tha se gjatë kësaj periudhë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Unë kam thënë edhe më herët që ne nuk i përcaktojmë prioritetet e Qeverisë, unë gjatë kësaj periudhe kam qenë në kontakt të përditshëm me ministrinë e Shëndetësisë, sot jam i kënaqur që kryeministri e vizitoi Komunën Prishtinës për të diskutuar rreth këtyre çështjeve dhe me ju tregu të drejtën unë pak po e di që këto debatet televizive pastaj po shkaktojnë kërkesa për pyetje për atë se çka ka thënë dikush për dikë, në përgjithësi mendoj se do të duhej të ishim më shumë të shqetësuar për situatën ekonomike dhe gjendjen të cilin e kemi dhe institucionet të koordinohen për të menaxhuar situatën më mirë”, ka thënë ai, teksa ka komentuar edhe deklaratën që mbrëmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi e pati për Kurtin.
Mua më kap sikleti veç kur e di që ka dhomë të përgjimeve e leje ma veç emri i qasaj, se kam ditë që as që ekziston një gjë e tillë në Telekom, e kam mësu. Nuk mund të themi që nuk njihemi me Albinin e me përfaqësuesit e qeverisë, ne jemi të gatshëm për rihapje po ne këtë vendim se marrim si komunë. Besoj se ne i kemi zbatuar në përpikëri e s’kemi hyrë fare në debate a kanë qenë ligjore, për ne ka qenë e rëndësishme jeta e njerëzve”, tha ai.