Në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për dy personalitete me kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe në përfaqësimin e tyre në arenën ndërkombëtare – z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.Me këtë vendim, Komuna e Çairit nderon një figurë historike si Joseph DioGuardi – shqiptaro-amerikani i parë në Kongresin e SHBA-së dhe një mbështetës i pandërprerë i çështjes shqiptare – si dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një zë i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse e të vërtetës sonë në forumet më të larta ndërkombëtare.
Ceremonia solemne e dorëzimit të titullit do të mbahet më 14 qershor 2025, në Hotel Holiday Inn, Shkup, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, trupit diplomatik dhe qytetarëve