lajmi interaktiv
Në vend që të shkarkojnë komisionet në Ministrinë e Kulturës dhe në konferencë për shtyp t`i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për përqindjen më të ulët të financimit të kulturës shqiptare në RMV se çaç e kemi kaçikun -kapacitetin intelektual dhe fuqinë vendosëse ..edhe më keq komisionet ua cakton për kulturën shqiptare LSDM nëpërmes PULENIT baballëkut të deputetit Kaevski ….Puleni LULZIM AZIRI satrapin dhe kasapin e kulturës shqiptare në RMV (përveç ndarjes së mjeteve të grupës së interesit ku bëjnë pjesë edhe disa ish bashkëpuntor të Radio Visarit si dhe ish profesorë dhe opozitar laraman nga Tetova )…njëri që mba përgjegjësi për gjithë këto vite është edhe PULENI i ALI AHMETIT Valmir Aziri sekretar shtetërorë që po na del më i fortë se shteti …është haruar në post …bini mbas…i cili këtyre ditëve i shkon për vizitë drejtorit të ansamblit këngë e vale në RMV Shkodran Tolaj për ta uruar për hapsirat e reja …( interesant në MKD mund të bëhesh drejtor ani se je nga Kosova nëse je dhëndër nga Kërçova …Valmir Aziri kur duhej të vendoste për vendqëndrimin e Ansamblit e dërgoi në Shkup…edhe pse këtë projekt e realizoi Hazbi Lika …a drejtori aktual Shkodran Tolaj duhet të sqarojë pse mbi 10 vende pune ende nuk kanë marë vendime…jo të fotografohet …në këtë foto për të qenë komplet lajmi mungon vetëm Adem Karaga -komandant Gjini -drejtor i Teatrit në Shkup /Kalaja e Rozafës ?…Kot muhabet …vërvi karavanot …
=================
lajmi aktiv që qarkullonj
Sot sekretari z.Valmir Aziri vizitoi zyrat e reja të Ansamblit shqiptar dhe drejtorin z.Shkodran Tolaj duke e uruar për hapësirat e reja. Së bashku biseduan për ecjen dhe sukseset e mëdha të ansamblit gjatë kësaj periudhe, posaçërisht për suksesin e manifestimit “Dita e plisit”, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz në “Expo 2020” në Dubai. Sekretari Aziri e përgëzoi drejtorin Tolaj për punën e jashtëzakonshme, shfrytëzimin e kapacitetit të tij intelektual e artistik dhe shkëlqimin që i ka dhënë istitucionit i cili tashmë ka kaluar në simbol krenarie për çdo shqiptar të Maqedonisë së Veriut e më gjerë! Drejtori z.Tolaj e informoi për koncertin e radhës që organizohet për herë të parë për Ditën e mësuesit me ç’rast ansambli do të ketë paraqitjen e parë në Bujanoc me 7 mars me rastin e 135 vjetorit të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë! Drejtori Tolaj e ftoi sekretarin Aziri në këtë manifestim të rëndësishëm për shqiptarët e asaj ane. Me këtë rast sekretarit Aziri iu dhurua një plis dhe shami tradicionale në shenjë falemnderimi për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme.