29.4 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajme“Shmangni qëndrimin në diell prej orës 11 deri në orën 17”, sot...

“Shmangni qëndrimin në diell prej orës 11 deri në orën 17”, sot pritet mot shumë i nxehtë në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Siç bëri të ditur DPHM, temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 11 deri 19, ndërsa ajo maksimale prej 30 deri 38 gradë Celsius. 

Në Shkup mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 38 gradë.“Nga e hëna moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës do të bie për 3 deri 5 gradë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima”, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Shmangja e qëndrimit në diell prej orës 11 deri në orën 17, veshja e rrobave të lehta, të gjera në ngjyra të hapura, kapelë dhe syze për diell, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar kur ka mundësi, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) pas paralajmërimeve për rritjen e temperaturave në vend.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments