16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeShkup / Reforma zgjedhore, Zvicra ndan 12 milionë franga

Shkup / Reforma zgjedhore, Zvicra ndan 12 milionë franga

Maqedonia e Veriut do të përfitojë dymbëdhjetë milionë franga zvicerane, përkrahje për reformën zgjedhore. Programi do të zbatohet përmes Fondacionit Ndërkombëtar për Sistem Zgjedhor – IFES në një periudhë 10 vjeçare dhe, ndër të tjera, përfshin përkrahjen e institucioneve, demokratizimin e partive politike dhe edukimin e qytetarëve.

Memorandumin për bashkëpunim e nënshkroi vetë kryeministri, Zoran Zaev, dhe ambasadorja zvicerane, Sibil Zuter Tehada.

“Themi se zgjedhjet demokratike janë çelësi për demokratizimin e një shteti. Programi përfshin përforcimin e institucioneve që merren me procesin zgjedhor siç është KSHZ, Komisionet Komunale Zgjedhore dhe gjithsesi kjo nënkupton demokratizimit të partive politike. Ne duam t’i bëjmë partitë politike të jenë të përgjegjshme para qytetarëve, përkatësisht para votuesve të tyre. Gjithashtu duam të përkrahim edukimin demokratik të qytetarëve që ta dinë se partitë politike duhet të përgjigjen para tyre.”,- ambasadorja e Zvicrës, Sibil Zuter Tehada.

Programi duhet të rezultojë me institucione të përforcuara të cilat zbatojnë procese zgjedhore korrekte dhe efikase, theksoi kryeministri Zoran Zaev. Veç kësaj, fokusi do të jetë në politikat dhe programet zgjedhore të partive, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt qytetarëve dhe nevojave të tyre, theksoi ai.

“Për ne është shumë me rëndësi që qytetarët të jenë të motivuar që të marrin pjesë në procesin demokratik. të jenë të motivuar të votojnë në zgjedhje dhe të besojnë në sistemin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë të gjitha rekomandimet e OSBE- ODIHR-së për përmirësimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e radhës parlamentare në prill të 2020. Gjithsesi se duam të shkojmë një hap më tej pasi për ne zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira janë standard që u arrit në zgjedhjet lokale dhe presidenciale.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Kryeministri Zaev konsideron se ende nuk është vonë për të ndryshuar modelin zgjedhor, me njësi zgjedhore dhe lista të hapura dhe përfaqësim të barabartë gjinor. Ai përjashtoi çdo mundësi për pezullimin e zgjedhjeve të 12 prillit, të cilat sipas tij do të përcaktojnë rrugën e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments