8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShkup-Ministri i Drejtësisë Mariçiçi paraqitet garanutes /Regjistrimi i popullsisë do të fillojë...

Shkup-Ministri i Drejtësisë Mariçiçi paraqitet garanutes /Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator

Regjistrimi në shtator do të zbatohet sipas standardeve më të larta statistikore, deklaroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në intervistën për “Euronjuz” të dhënë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Mariçiq thekson se ekziston vullnet politik dhe disponim tek qytetarët që në vjeshtë të mbahet regjistrimi dhe siguron se shteti ka ligj modern dhe metodologji të cilat garantojnë se numërimi i popullsisë do të jetë sipas standardeve më të larta statistikore.

“Vlerësojmë se ky është proces që duhet ta bëjmë këtë vit, pasi është i domosdoshëm për shtetin që të krijohen politika të mira për qytetarët tanë. Planifikojmë të fillojmë më 5 shtator dhe të përfundojmë më 30 shtator. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Jam i bindur pasi ekziston vullnet politik i fuqishëm edhe nga Qeveria edhe nga të gjitha partitë politike, por edhe nga qytetarët ekziston mirëkuptim i lartë se kjo është diçka e nevojshme dhe diçka që duhet ta bëjmë”, thotë Mariçiq.

Shtoi se nuk sheh arsye që regjistrimi të anulohet më shumë.

“Mendoj se mund t’i mbajmë zgjedhjet menjëherë pas këtij regjistrimi. Do të thotë qëllimi i Qeverisë është t’i jepet fund këtij regjistrimi dhe të fillohet fushatë për zgjedhjet lokale. Mendoj se kjo është gjëja më e matur që duhet ta bëjmë për shtetin”, thotë Mariçiq në intervistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments