15 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeShkup /Ambasadorja e SHBA-së Ageler ,uron Talat Xhaferin

Shkup /Ambasadorja e SHBA-së Ageler ,uron Talat Xhaferin

AGELER: JU LUTEM, MOS NGURRONI TË MË MERRNI NË ÇDO KOHË!

Urime për postin e Kryeministrit, Talat Xhaferit i ka mbërritur edhe nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Në letrën e urimit të Ambasadores, Anxhela Aggeler, thuhet se “ndonëse për një periudhë të shkurtër, zgjedhja juaj në krye të qeverisë është një mesazh I fuqishëm se Maqedonia e Veriut e bën më të fortë diversitetin dhe trashëgiminë e saj të pasur. Si Kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij vendi, besoj se jeni dhe duhet të jeni tepër krenar – shkruan Ambasadorja Ageler.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë për rrugëtimin jashtëzakonisht të rëndësishëm të integrimit evropian. Ju gjithmonë e keni pasur dhe do të vazhdoni ta keni mbështetjen e fuqishme të Ambasadës së SHBA-së në Shkup. Ju lutem, mos ngurroni të më merrni në çdo kohë”, tha Anxhela Ageler.

Kryeministri Talat Xhaferi, gjatë ditës ka takuar edhe Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Shkup.

Sipas komunikatës, Me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, është biseduar për përcaktimin e përbashkët për integrim të përforcuar ekonomik rajonal, të mbështetur me protokollet e nënshkruara për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës të Ballkanit Perëndimor, për ndërlidhjen e ndërsjellë në skemat e identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, si edhe për ndërlidhjen infrastrukturore përmes korridoreve 8 dhe 10.

Kurse në takimin me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, sic percjell KlanM, janë riafirmuar zotimet për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit ekonomik, kurse Kryeministri Talat Zhaferi, ka përsëritur qëndrimin afirmativ për aderimin e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments