Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns, ka dërguar urata deri tek besimtarët për festën e Pashkëve, duke dërguar porosi që në këto rrethana me korona virusin, qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, informon Zhurnal.
“Në këtë kohë të rindërtimit dhe shpresës me Pashkët dhe Ramazanin, nga familja ime u dëshirojmë të gjitha të mirat. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt dhe të shëndetëshëm! Urime Pashkët!”, ka shkruar në Twitter ambasadorja amerikane Bërns.
Ndryshe ditën e hënë përshkak Pashkëve, ditë jo pune është për të gjithë qytetarët, edhe pse pothuajse të gjithë jemi në karantinë shtëpiake.UV