Janë regjistruar 9 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Me këtë numri i të infektuarve deri në orën 12:00 ka arritur në 85. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, të prekur nga koronavirusi ka në gjashtë qytete, në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.
Ai ka njoftuar se një paciente e shtruar në Klinikën Infektive në Shkup është në fazë kritike, kurse të tjerët janë në gjendje stabël, sikurse dhe të infektuarit që gjenden në mjekim shtëpiak.
Sëmundja përhapet gradualisht, për momentin janë të përfshira gjashtë qytete, me më shumë raste që kanë lidhje me infeksionin; Shkupi, Dibra, Gostivari, Kavadari, Shtipi dhe Ohri.
“Në lidhje me gjendjen e pacientëve në Klinikën e sëmundjeve infektive, ata janë në gjendje të pandryshuar, pacientja në gjendjen më të rëndë, në aparat respirator është në gjendje të pandryshuar, tre nga pacientët janë me formë më të rëndë të pneumonisë, ndërsa pacientët tjerë janë me pasqyrë më të lehtë klinike.”
Te disa nga pacientët gjendja lejon që të shërohen në shtëpi, njoftoi Filipçe. Por një grua e cila pohon se është e sëmurë, së bashku me bashkëshortin e saj, sot përmes rrjeteve sociale njoftuan se pasiqë janë infektuar nga kolegët e ardhur nga Serbia, janë përballur me problem serioz për t’u testuar dhe shëruar.
Tv Klan