Shkëndija e Tetovës gjenerata U-16 ka fituar Kupën e Maqedonisë duke mposhtur me rezultat 3:2 skuadrën e Bregallnicës informon Tetovasot.
Të përzgjedhurit e trenerit Taxhedin Kasami kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon ndërsa ky i fundit tha se dëshiron tashmë kurrorën e dyfishtë bashkë me kampionatin ..
Sulmuesi kryesorë jo vetëm i Shkëndijës por edhe i Ligës dhe Reprezentacionit Hisar Ali,që udhëheq këtë gjeneratë të shkëlqyer nuk kishte si mungonte pa shënuar edhe në finale .
Golat tjerë i shënuan Albion Musliu dhe Edis Bajrami.TS
