16.8 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaSportShkëndija mposhti Vardarin në Shkup.

Shkëndija mposhti Vardarin në Shkup.

Shkëndija ka fituar duelin ndaj Vardarit në Shkup, përderisa Struga Trim Lum në shtëpi triumfoi ndaj Sileksit të Kratovë në dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra tetovare doli dominuese në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, duke e mposhtur Vardarin me rezultat 2-0.

Realizimi i parë i kuqezinjëve ishte perlë në vetë, kur në minutën e 65-të, Maksimov shënoi nga distanca, duke lënë të “shtangur” portierin e vendasve, Gaçevskin.

Fitoren për Shkëndijën e vulosi sulmuesi boshnjak, Aganspahiç që realizoi golin e dytë në minutat shtesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments