Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Radiotelevizionit të Maqedonisë të hetojë rastin ku gazetarja e tyre Gordana Gjorçeva, më rastin e 18-vjetorit të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së, u paraqit në rol të prezantuesit.
“Me këtë angazhman kolegia Gordana Gjorçeva ka shkelur Kodin Zgjedhor, sipas të cilit në nenin 76-v thuhet se: “Kryeredaktorët, gazetarët, prezantuesit e programit, të angazhuar në përgatitjen e programit të radiodifuzerëve, nuk guxojnë të marrin pjesë në aktivitete parazgjedhore të partive politike, koalitave, grupeve zgjedhore dhe përfaqësuesit e tyre, ose pjesëmarrësve në fushata zgjedhore.” Në Kodin Zgjedhor është parashikuar edhe përmasë nëse gazetari vendos të merr pjesë në mbledhje partiake dhe ai thotë: “Nëse vendosin të marrin pjesë në aktivitete të tilla, angazhmani i tyre në programet e radiodifuzerëve iu pushon duke filluar nga dita kur caktohen zgjedhjet e deri në mbarimin e tyre”, theksohet në kumtesën e SHGM-së.
Sipas Shoqatës, gazetarja Gjorçeva jo vetëm se ka shkelur Kodin Zgjedhor, por SHGM beson se ajo ka shkelur edhe Kodin etik të Radiotelevizionit të Maqedonisë.
Nga Shoqata theksojnë se sipas nenit 41 nga Kodi i RTVM-së: “Gazetari duhet të jetë i besueshëm. Gazetari duhet të jetë profesional dhe etik, dhe i pavarur në kryerjen e punës së tij. Nuk guxon në asnjë mënyrë të shpreh mbështetje për asnjë aktivitet të partive politike”. Më tej në Kodin shkruan se: “Gazetarët në programet informuese të RTVM duhet t’u shmangen shfaqjeve publike politike të cilët janë pashembullore në lidhje me punën që ato kryejnë, ndryshojnë imazhin e tyre në opinion ose zvogëlojnë kredibilitetin e tyre profesional dhe publik”.
“Besojmë se menaxhmenti i servisit publik duhet të merr këtë gjë me seriozitet dhe të merr përmasa për këtë rast dhe në të ardhmen të kujdeset që mos të përsëritet një gjë e tillë. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, si institucion kompetent për këtë rast, të del në opinion me qëndrimin e saj dhe t’u japë udhëzime mediave dhe partive politike” shtojnë nga SHGM-së.