15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePresidencialet, partitë në pushtet me një shtab zgjedhor

Presidencialet, partitë në pushtet me një shtab zgjedhor

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë caktuar shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Fushata do të jetë e përbashkët, ndërsa detyrat e shtabeve zgjedhore pritet të përcaktohen deri në fund të javës. Shefi i shtabit zgjedhorë të BDI-së, Izet Mexhiti thekson se pas përpilimit të strategjisë, plani do të prezantohet para këshillave lokale dhe nëndegëve, me qëllim mobilizimin e anëtarësisë.

Çështja e takimeve dhe e tubimeve mbetet të diskutohet ditëve në vijim, pas kompletimit të shtabit të përgjithshëm të BDI-së, në një takim bashkë me shefin e shtabit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksander Kiracovski. Një praktikë e tillë është referendumi apo edhe zgjedhjet lokale të 2017 kur kishim një fushatë të përbashkët” –  tha Izet Mexhiti, Shef i shtabit zgjedhor, BDI

Financimi i fushatës do të përcaktohet në strategjinë e përbashkët të partnerëve të cilat e mbështesin Pendarovskin.

 Ditëve në vijim do të themelohet shtabi i përgjithshëm me sektorë të veçantë për fushatë, marketingun, sektori juridik i cili do të shtrihet më pas edhe tek të rinjtë dhe forumi i gruas. Gjatë përpilimit të strategjisë do të përpilohet edhe konstrukti financiar ku edhe do të qartësohet çështja e financimit”  -theksoi Izet Mexhiti, Shef i shtabit zgjedhor, BDI

Nga LSDM bëjnë të ditur se pas mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme për kandidatin Stevo Pendarovski, do të fillojnë me strukturimin dhe përcaktimin e strategjisë për funksionimin e shtabit. Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, i cili njëherësh është caktuar edhe shef i shtabit zgjedhor, shtabet e partive do të monitorohen nga një shtab i përgjithshëm ndërpartiak, ku edhe do të caktohen takimet me qytetarët dhe monitorimi i shtabeve partiake. LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe 27 subjekte tjera politike janë përcaktuar për Stevo Pendarovskin si kandidat i përbashkët për president. Çdo subjekt nga elektorati i tij do të kërkojë vota për kandidatin e pushtetit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve presidenciale, partitë që përbëjnë koalicionin qeveritar përcaktohen për kandidat të përbashkët për president. Ndërsa partitë shqiptare në opozitë, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa dolën në mbështetje të kandidaturës së pavarur të Blerim Rekës.

Adrian Kerimi 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments