18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKurioziteteSherr mes fqinjësh për një pemë, pritet në gjysmë se u përhap...

Sherr mes fqinjësh për një pemë, pritet në gjysmë se u përhap te oborri i tjetrit(!)

VIRALE/ E pabesueshme: Lufta midis dy fqinjëve përfundoi me një pemë të prerë në gjysmë

Një pemë që kishte lulëzuar në oborrin e një banese në Waterthorpe, Sheffield, Angli, shërbeu si mollë sherri pasi ajo shtriu degët e saj edhe te shtëpia e fqinjit.

Kaq mjaftoi që të nisë një konflikt i cili përfundoi me një mënyrë të paprecedentë: Fqinji e preu pemën ekzaktësisht në gjysmë siç shikoni pamjet më poshtë.

Pema gjendej në oborrin e 56-vjeçarit  Bharat Mistry dhe veprimi drastik erdhi pas një mosmarrëveshje njëvjeçare midis tij dhe fqinjëve Graham dhe Irene Lee, të dy në të 70-at e tyre.

Image

Mistry tha se Z. dhe Znj. Lee ishin ankuar se zogjtë në pemë po bënin shumë zhurmë dhe po bënin një rrëmujë në rrugën e shtëpisë së tij njëkatëshe në Brier Close, një rrugicë e qetë ku shtëpitë shiten për midis 160,000 dhe 220,000 paund britanikë.

Por Irene dhe Graham thanë: “Zogjtë nuk ishin në të vërtetë problemi, pema po bllokonte rrugën tonë”.

Më herët ata kishin thënë se nuk arrinin dot të pushonin në drekë nga kënga e zogjve.

Image

Tani lind problemi se pema sërish do të rritet. Çifti duket i vendosur: “Nëse është kështu, atëherë unë do ta pres përsëri, veçanërisht nëse rritet shumë. Fqinjët mund të zotërojnë pemën, por nëse ajo tejkalon pronën tonë, atëherë ne ligjërisht lejohemi ta presim atë.”

Fotografitë e pemës janë bërë virale dhe janë kthyer në meme në rrjetet sociale.

Dhe është bërë një vend ku njerëzit kalojnë me kast që ta shohin pemën 25 vjeçare të katandisur në atë mënyrë. /botasot-noa.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments