4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeShembull edhe për Maqedoninë / Nxënësit e Luginës me tekste të njëjta...

Shembull edhe për Maqedoninë / Nxënësit e Luginës me tekste të njëjta mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë

Lajmi interaktiv

Shembull edhe për politikëbërsit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut posaçërisht BDI -në dhe personalisht Ali Ahmeti “patrioti “që të paktën  një Abetare të përbashkët nuk u angazhua ta sjelli me angazhim konkret nga shteti Shqiptar ta përdorin filloristët nxënësit shqiptarë në RMV ,edhe pse plot 20 vite me një ndërprerjetë vogël  po udhëheqin MASH -in duke filluar me Azis Pollozhanin që e filloi shkatrimin e arsimit shqip në Maqedonionë e Veriut në të gjitha nivelet duke vazhduar me Abdylhaqim Ademin që e hapi  kapakun e tenderave në katër sy  , Pishtar Lutfiun si dhe kupa me kapak,kupa pa kapak që e vulosi me shkatrim total arsimin shqip aktuali Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi , i cili vazhdoi punën e paraprakëve,me tenderimet në katër sy me botuesin Arbëria Design Tetovë a librat askund nuk janë dorëzuar  për shumë lëmi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për vitin shkollor 2019/2020,I cili ka përfunduar .Ky sihariq për nxënësit e Luginës së Preshevës mbase do ngrohe zemrat e politikëbërësve të ardhshëm shqiptarë në të ardhmen në RMV që të kthehen nga Këlbja kësaj radhe Shqipëria sepse A është edhe në Shqipëri edhe në Kosovë tash edhe në Luginë ,por pse vjen nga Abetarja Shqiptare në Maqedoni nuk do përdoret se A mund të jetë e indoktrinuar dhe bëhet A Albania .Faik Konica dhe thënia e tij Ruaje ZOT Shqipërinë nga shqiptarët në sferën e arsimit në RMV po vërtetohet

Lajmi aktiv që qarkullon

linku https://www.periskopi.com/%E2%80%8Bnxenesit-e-lugines-me-tekste-te-njejta-mesimore-si-bashkemoshataret-e-tyre-ne-tirane/

Duke filluar nga shtatori filloristët e Luginës do të përdorin të njëjtat tekste mësimore si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

Ai me këtë rast ka falënderuar Ministrinë e Arsimit, Sportit e Rinisë të Shqipërisë dhe ambasadorët e Quintit, si dhe ambasadorët e grupit jo formal “Miqtë e Luginës”.

“Arsimi në Luginë të trajtohet si çështje e madhe vlerash të përqendruar te cilësia. Numri është rritur në 35 komplete të teksteve mësimore nga Shqipëria prej 61 teksteve të listuar. + 8 komplete të teksteve “gjuha serbe si gjuhë jo anëtare” me zotimin se edhe tekstet mësimore për klasën e katërt dhe të tetë aprovohen me implementimin e reformës për këto klasë. Përveç, teksteve për lëndën e historisë dhe gjeografisë përmbyllet cikli i sigurimit të teksteve mësimore për shkollat fillore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se tash do ta kenë fokusin për përdorimin e teksteve mësimore edhe për shkollat e mesme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments