7.4 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA / Tjetër “ditë e zezë”, shënohet shifër e re rekord infektimesh

SHBA / Tjetër “ditë e zezë”, shënohet shifër e re rekord infektimesh

Pandemia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk jep shenja qetësimi. 77 mijë raste të reja me koronavirusin u raportuan gjatë 24 orëve të fundit, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas mediave të huaja, kjo shifër ditore shënon rekord global që nga shpërthimi i epidemisë. Amerika është sot vendi më i prekur në botë nga sëmundja për sa i përket numrit të rasteve dhe viktimave; të prekurit e saj shkojnë në 3.6 milionë, ndërsa 139 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Vendi i dytë renditet Brazili me 2 milionë infektime e 77 mijë vdekje, ndërsa në rang global, jetët e humbura prej pandemisë shkojnë në  603 mijë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments