18.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaEkonomiSHBA shpall ndalimin e diamanteve dhe alkoolit rus

SHBA shpall ndalimin e diamanteve dhe alkoolit rus

Presidenti amerikan, Joe Biden sot ka njoftuar për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë për ta ndëshkuar atë për pushtimin në Ukrainë.

Ai ka njoftuar ndalimin e importeve të alkoolit rus, ushqimeve të detit dhe diamanteve, lëvizje të cilat synojnë të ushtrojnë presion mbi ekonominë e Moskës, duke synuar disa nga eksportet e saj më të vlefshme, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Ne po ndalojmë mallrat nga disa sektorë të njohur të ekonomisë ruse”, ka thënë Biden.

Ai ka informuar gjithashtu se SHBA do të shtojë emrat e disa oligarkëve rusë në listën e individëve të sanksionuar.

Biden ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin “nuk mund të ndjekë një luftë që kërcënon vetë themelet e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar, dhe më pas të kërkojë ndihmë financiare nga komuniteti ndërkombëtar”./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments