SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërsa numri i rasteve të zbuluara dhe viktimave vazhdon të përkeqësohet për çdo ditë
Washington
SHBA në 24 orët e fundit ka regjistruar 1.584 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus në vend është rritur në 78.639, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA është vendi më i prekur nga koronavirusi në botë dhe aktualisht është epiqendra e kësaj pandemie, ndërsa numri i rasteve të zbuluara dhe viktimave vazhdon të përkeqësohet për çdo ditë.
Sipas uebfaqes “Worldometer”, gjatë ditës së fundit në SHBA janë regjistruar 28.052 raste të reja COVID-19, duke e çuar në 1.323.083 numrin e përgjithshëm të tyre.
Sa i përket rasteve të konfirmuara me COVID-19, SHBA ndiqet nga Spanja me 262.783 raste të zbuluara, Italia me 217.185 raste të zbuluara dhe Mbretëria e Bashkuar me 211.364 raste të zbuluara.
Deri më tani në SHBA janë kryer gjithsej 8.655.223 teste të dyshuara të COVID-19, ndërsa numri i personave të shëruar është 223.876.
New York kryeson listët e shteteve amerikane me më shumë viktima dhe raste të zbuluara COVID-19, respektivisht me 26.365 viktima dhe 340.386 raste të zbuluara.