5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSHBA nuk komenton pohimet e antikorrupsionit: Autostradat, çështje e brendshme

SHBA nuk komenton pohimet e antikorrupsionit: Autostradat, çështje e brendshme

Ambasada amerikane mbështet komisionin kundër korrupsionit, por nuk i komenton pretendimet e saj se ligji i posaçëm për ndërtimin e autostradave pa tender paraqet faktor serioz të rrezikut për korrupsion. Ligji për të cilin anti- korrupsioni alarmon, në mënyrë të përshpejtuar e kaloi filtrin parlamentar dhe mori dritë jeshile nga presidenti i shtetit. Kjo është si rezultat i Memorandumit të firmosur paraprakisht për bashkëpunim të Qeverisë me konzorciumin amerikano- turk “Behtel dhe Enka”.

Kjo është çështje e brendshme që duhet ta shqyrtojë Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Fuqishëm e mbështesim punën e Komisionit kundër korrupsionit dhe rolin e saj të rëndësishëm monitorues – thonë nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Kontrolli i ligjit nga Antikorrupsioni ka treguar se me ligjin e posaçëm janë shkelur parimet kushtetuese për barazi dhe liri në treg. Anëtarët e Antikorrupsionit theksuan se bëhet precedencë juridike sepse për “Behtel-Enka” nuk do vlejnë ligjet vendore. Paralajmëruan në ndikim të mundshëm politik për shkak të zbrazëtirave juridike, por se edhe vetë procedura e shkurtë përbën rrezik për korrupsion.

Duhej edhe Kuvendi si organ ligjdhënës ta mbrojë Kushtetutën dhe t’u bashkohet parimeve të sundimit të së drejtës. Në rastin konkret, mendoj se vetë Kuvendi e ka shkelur këtë parim, duke pas parasysh se ka të bëjë me miratimin e ligjit për të cilin nuk janë respektuarat elementet themelore, e ato janë, të ketë precizitet, transparencë se për çka bëhet fjalë. Të gjitha argumentet që u dëgjuan nga Komisioni Antikorrupsion, personalisht mendoj se janë në rregull, janë të qëndrueshme dhe ashtu duhej të veprohet – tha Trendafil Ivanovski, ish gjykatës kushtetues.

Antikorrupsioni paralajmëron se të hënën ligjin do ta kontestojë para Gjykatës Kushtetuese. Ligji i posaçëm ka të bëjë me ndërtimin e akseve rrugore Tetovë- Gostivar- Bukojçan, Trebenishte- Strugë- Qafëthanë dhe Prilep- Manastir. Qeveria e Gruevskit me ligj të njëjtë pa tender, biznesin për ndërtimin e autostradës Milladinovc- Shtip dhe Kërçovë- Ohër ia ndau kompanisë kineze Sinohidro dhe për këtë tani në procedurë është procesi gjyqësor për rastin Trajektorja.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments