7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA nuk do të mbyllen më, vetëm testime dhe gjurmim virusit

SHBA nuk do të mbyllen më, vetëm testime dhe gjurmim virusit

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, njoftoi se SHBA nuk do të mbyllë ekonominë përsëri, edhe nëse ka një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit.

“Ne kemi mësuar se nëse mbyllni ekonominë, do të krijoni më shumë dëme”, citohet të ketë thënë Mnuchin të enjten në CNBC. “Ne nuk mund ta mbyllim ekonominë përsëri”.

Sipas Bloomberg, Mnuchin shtoi se ai beson se presidenti Donald Trump mori vendimin e duhur për të nxitur shtetet të lehtësojnë rregullat e distancimit shoqëror që kanë dëmtuar ekonominë e SHBA-së.

Ai tha se në rast të “ringjalljes”, nuk do të jetë e nevojshme të vendosen sërish kufizime sepse testimi dhe gjurmimi i kontakteve me COVID-19 po përmirësohet dhe zyrtarët kuptojnë më shumë rreth mënyrës së përmbajtjes së shpërthimeve.

SHBA vazhdon të shohë rreth 20,000 raste të reja dhe 1.000 vdekje në ditë nga virusi, me gjithsej raste në rritje në shtete përfshirë Georgia, Arizona dhe Texas.

Me më shumë se 2 milionë njerëz në SHBA të infektuar deri më tani, koronavirusi ka ndikuar edhe në mbylljen ekonomike, gjë e cila ka lënë më shumë se 40 milionë njerëz pa punë.

Ndërsa disa prej atyre vendeve të punës kanë filluar të kthehen më shpejt sesa pritej, shkalla e papunësisë muajin e kaluar ishte 13.3%.

Mnuchin ia krediton rikthimin e ekonomisë një përpjekjeje dypartiake për të injektuar rreth 6 trilionë dollarë në ekonomi përmes stimulit fiskal dhe monetar për fillimet e një rimëkëmbjeje ekonomike. Por ai thotë se do të duhen më shumë shpenzime

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments