11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA dhe NATO: Bjellorusia “së shpejti” mund t’i bashkohet luftës në Ukrainë

SHBA dhe NATO: Bjellorusia “së shpejti” mund t’i bashkohet luftës në Ukrainë

Zyrtarët e SHBA dhe NATO-s kanë thënë për CNN se besojnë që Bjellorusia “së shpejti” mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bjellorusia të hyjë në konflikt. Putini ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte”, tha një zyrtar i NATO-s.Ndërkohë, një burim i opozitës bjelloruse tha se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët në vijim, me mijëra forca të përgatitura për t’u vendosur.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Bjellorusët votuan muajin e kaluar për të lejuar që vendi të presë përgjithmonë si forcat ruse ashtu edhe armët bërthamore, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë theksuar për CNN se ata nuk kanë parë ende asnjë provë që Rusia të lëvizë armët bërthamore ose të përgatitet për to.

Rusia e ka përdorur Bjellorusinë si një trampolinë për shumë prej operacioneve të saj ajrore në Ukrainë, sipas inteligjencës së siguruar nga avionët e vëzhgimit të NATO-s që  fluturojnë mbi kufirin polako-ukrainas./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments