4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSHBA - Biden: Zgjedhjet për president do të mbahen më 3 nëntor...

SHBA – Biden: Zgjedhjet për president do të mbahen më 3 nëntor pavarësisht pandemisë

Ish-zv/presidenti në epokën Obama, foli në televizionin NBC për pasojat e mundshme të krizës koronare dhe tha se pandemia mund të ndryshojë metodën e votimit, por jo datën e zgjedhjeve.

Unë dëshiroj që të mund të votohet personalisht, por kjo varet nga situata pandemike. Por ne nuk duhet të vonojmë ose shtyjmë zgjedhjet e nëntorit, të cilat janë një detyrim kushtetues,” tha Biden.

Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen më 3 nëntor, siç ishte parashikuar më parë.

Biden gjithashtu foli në një kohë të pasigurisë në rritje për krizën e vazhdueshme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.

Virusi Corona po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe tashmë ka ndërprerë procesin zgjedhor në një numër të shteteve federale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments