14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeShaqiri: Maturë shtetërore më 27 maj do të ketë

Shaqiri: Maturë shtetërore më 27 maj do të ketë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri deklaroi se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore.

“Të realiziohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve. Duhet të ketë provim të maturës shtetërore më 27 maj. MASH u përfshi në procesin e zgjidhjes së problemit. Për nesër është paralajmëruar një mbledhje e re e sindikatës. Nëse nesër do të gjejnë zgjidhje, do të pres që drejtori i Qendrës shtetërore të provimeve të bëjë kërkesë për sigurimin e punonjësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës vetëm nëse provimi i maturës shtetërore përfundon deri në afatin, më 27 maj”, u shpreh ministri Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments